fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Nga Ylli Cela/Iphone.

Ra dhe sot,muzgu e dashur.
Dielli u dogj.
Dha shpirt,
ketej nga ana ime.
Se shikon?!
Shtellunga tymi ne horizont.
E neper buz’terri,
zogu i dashurise,
kerkon strehe,
nga gjoksi im,
nen buzen tende.
Aty,
ku fle i qete,nen dhembje.
E ndjej çapin tend.
Dherin e shtyp,aq lehte.
Dhe qendron
ne udhekryq mendimi
si fllad i befte.
E dashur!
Sa pak ajer, kemi rreth vetes.
Dhe sa shume,dashuri.
Te uritur per njeri tjetrin,
mengjes,dreke, darke.
Paçka,
se s’na mungon deshira.
Por, mundesia zero.
Si nje xhep,
qe s’ka,asnje qindarke.
Eh, dashuria dhe,pamundesia.
Kjo semundje qe,
gjithe boten mundon.
Po tashme,bota,e gjeti ilaçin,
Quhet ,Ajfon.
Kupton e dashur!Ajfon.
E ka, nje te tille ne xhep.
Kushdo qe dashuron.
YÇPGUSA
5-7-2021.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button