fbpx
Aktualitet

LAJM I FUNDIT / Gjykata e Posaçme merr vendimin: Kryebashkiaku i Lushnjes lihet në burg, ja vendimi për 10 të tjerët

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke lënë në burg, 7 zyrtarët e larte të Lushnjes dhe 4 në arrest shtëpie.

Në burg GJKKO ka lënë në burg:

Fatos Tushe, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lushnjë

Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë

Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk

Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk

Gazmend Çela, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Bektash Nexha zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës.

Ndërsa në arrest shtëpie u lanë:

Margarita Gjermeni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Xhemal Hasko, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës.

Ndaj 11 të arrestuarve SPAK ka ngritur akuzat për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe shkelje të barazisë në tenderë.

Sipas SPAK, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë favorizuar një kompani për rehabilitimin e nja kanali vaditës në Lushnjë me vlerë 24 milion lekë, duket se është dhe strumbullari i akuzave për kryebashkiakun Tushe.

/faxweb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button