fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Do të udhëtoni jashtë me automjetin tuaj ? – DPSHTRR jep udhëzime për dokumentacionin që duhet për leje drejtimi dhe qarkullimi ndërkombëtare

Do të udhëtoni jashtë me automjetin tuaj ? – DPSHTRR jep udhëzime për dokumentacionin që duhet për leje drejtimi dhe qarkullimi ndërkombëtare
DPSHTRR ka publikuar në faqen zyrtare një njoftim të ri për të gjithë shtetasit që duan të qarkullojnë jashtë shtetit me automjetin e tyre, se si duhet të veprojnë për të marrë patentën dhe/ose lejen e qarkullimit ndërkombëtare.
DPSHTRR fton qytetarët të paraqiten për të aplikuar në Drejtorinë Rajonale sipas vendbanimit. Për Tiranën (te ish-NSHRAK)!
Për Leje Drejtimi Ndërkombëtare duhet marr me vete:
Leje Drejtimi Kombëtare
Dokument identifikimi
1 fotografi
Për Leje Qarkullimi Ndërkombëtare duhet marr me vete:
Leje Qarkullimi Kombëtare
Dokument identifikimi
Vlefshmëria: 3 vjet
Tarifa për çdo shërbim kushton 500 Lekë. Nëse nuk vini dot vetë, mund ta marrë edhe një person tjetër për ju, me vetëdeklarim përgjegjësie njofton DPSHTRR.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button