fbpx
LajmePolitika

Berisha SULMOI Ardian Çipën, i përgjigjet publikisht vëllai gazetar: Je një shpifës që do të përballesh me drejtësinë! Do të të denoncoj!

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka reaguar sot në rrjete sociale, pas daljes publike të kryeministrit Rama me drejtues të policisë së shtetit, të cilëve iu dha disa porosi.

Në shënimin e tij ku i bën disa pyetje Ramës, Berisha shënjestron dhe ish-drejtorin e Policisë së Tiranës, Ardian Çipa.

“Cili polic të detyron ty të rikethesh A. Çipën në funksionet më të larta, njeriun që vodhi kasafortën e dosjeve me sekrete të krimit, bashkëpuntorin e Genci Xhixhës dhe Olsit tënd?”, pyet Berisha pasardhësin e tij në qeveri.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i gazetarit të njohur Aleksandër Çipa, i cili ka dalë në mbrojtje të vëllait duke e quajtur ish-kreun e PD një shpifës publik.

Në komentin e tij poshtë shënimit të Berishës, Aleksandër Çipa e denoncon atë publikisht dhe e paralajmëron se do e padisë për shpifje në gjykatë, ku do t’i duhet të përballet me drejtësinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button