fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Bashkëshortja e Moratas kërcënohet dhe fyhet nga tifozët italianë

Bashkëshortja e Alvaro Moratas, Alice Campello, u kërcënua dhe u ofendua nga tifozët italianë, pasi burri i saj e kishte shënuar golin e barazimit për Spanjën kundër Italisë në gjysmëfinale të Euro 2020 të martën.

Italia e arriti finalen e Euro 2020 pasi e mundi Spanjën e Enriques 4:2 në penallti të martën në Wembley.

Të kaltrit e kishin fitoren në dorë pas golit të epërsisë që Federico Chiesa e shënoi në minutën e 60-të, por Alvaro Morata e barazoi rezultatin 10 minuta para fundit, për ta çuar ndeshjen në shtesë ku nuk pati gola më.

Sikur të mos i mjaftonin kërcënimet dhe fyerjet nga tifozët spanjollë në drejtim të Moratas gjatë këtij turneu, të martën Alice u kërcënua dhe ofendua nga italianët.

Ajo e publikoi një mesazh të lig që e kishte pranuar në Instagram pas golit të Moratas.

Disa prej tyre i dëshiruan kancer dhe vdekje Moratas dhe fëmijëve të tij, ndërsa të tjerët e fyen bashkëshorten e tij italiane.

“As që po vuaj nga këto komente bile. Nuk mendoj se ka të bëjë me të qenet italian, por me injorancën. Sikur t’i kishin ndodhur një personi të dobët, ky do të ishte problem”, shkroi ajo.

“Të mos harrojmë se ky është thjesht një sport, i cili duhet t’i bashkojë njerëzit dhe të mos përdoret për të derdhë vrer. Shpresoj se në të ardhmen, do të jetë e mundur të ndërmerren veprime ndaj këtyre njerëzve, sepse kjo është e papranueshme”, shtoi ajo.

Morata dhe Alice Campello u martuan në Venice në vitin 2017 dhe kanë tre fëmijë së bashku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button