fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

A e dini çfarë na tregon ngjyra që preferojmë?

Ç’do ngjyrë shkakton stimuj të ndryshëm pamorë, ndaj shpreh emocione të ndryshme.

Psikologjia e një njeriu, që është veshur me të bardha nuk është e njëjtë me atë që ka parapëlqyer të kuqen. Eksperimentet dhe studimet, që janë bërë për ndikimin e ngjyrave te njerëzit janë të shumta.

Është parë, për shembull, se njerëzit që janë të rrethuar nga ngjyra të gjalla dhe të ndritshme, gëzojnë çlodhje më të mirë fizike dhe mendore, sesa ata të rrethuar nga ngjyra të errëta.

Eksperimentet tregojnë, gjithashtu, se në mjediset e punës, punonjësit e kryejnë më mirë punën e tyre në një vend të ndritshëm, me ngjyra të këndshme, se sa në një dhomë të errët.

Edhe vetë njeriu zgjedh që të vishet me ngjyra që përshtaten me gjendjen e tij psikologjike. Për shembull, një person që vuan nga depresioni do të preferonte ngjyrat e errëta, në krahasim me dikë, i cili është në gjendje të mirë psikologjike e që do të zgjidhte ngjyrat e gëzuara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button