fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

U tërhoq nga politika, Ruçi bën bilancin e 4 viteve: Përmbyllëm reformën në drejtësi, miratuam ligje kyçe për integrimin në BE dhe përballimin e COVID

U tërhoq nga politika, Ruçi bën bilancin e 4 viteve: Përmbyllëm reformën në drejtësi, miratuam ligje kyçe për integrimin në BE dhe përballimin e COVID

U tërhoq nga politika, Ruçi bën bilancin e 4 viteve: Përmbyllëm reformën në drejtësi, miratuam ligje kyçe për integrimin në BE dhe përballimin e COVID
Në seancën e sotme plenare, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka bërë një bilanc të këtyre 4. Ruçi tha se kjo ka qenë legjislatura e hapjes së Kuvendit, legjislatura e përballimit të COVID, e miratimit të ligjeve kyçe për integrimin europian.

“Legjislatura që po mbyllim ishte shumë efektive sepse kemi miratuar ligjet për të cilat që kishte më shumë nevojë vendi. Me disa prej ligjeve të miratuara në këtë sallë në përmbyllëm në një prej reformave më të rëndësishme që ka marrë Kuvendit i Shqipërisë në historinë e tij 30-vjeçare, reformën ën drejtësi. Gjatë kësaj legjislature u zgjodh KLGJ dhe KLP dhe u mbështeten nevojat. u zgjodhën anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi zgjodhi ILD dhe mbështeti këtë institucion“, ka thënë Ruçi në fjalimin e tij të fundit, jo vetëm si kryetar i Kuvendit por edhe si politikan pasi u tërhoq në Asamblenë e fundit të Partisë Socialiste.

“Komisioni për Integrimin Europian ka shqyrtuar 52 projektligje. Risi, është hartimi dhe publikimi i manualit mbi sistemin e kontrollit në nivel parlamentar të realizuar në vitin 2018. Kuvendi në partneritet me BE dhe partnerë të tjerë adresoi rekomandimet që lidheshin me parandalimin e korrupsionit. Para disa vitesh burokratët europian kërkonin më shumë. Sot e kanë humbur këtë burokraci. Deri para pak vitesh vendet tona paragjykoheshin, ndërsa sot janë çliruar prej këtyre paragjykimeve. Ne shqiptarët nuk jemi as të inatosur dhe as pesimistë. Thelbësore është që kalendari jonë europian të ndërtohet këtu në Shqipëri. Duhet të krijojmë Europën këtu ku jemi“, u shpreh ai.

g.kosovari

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button