fbpx
AktualitetLajme

Policia zbulon detajet, arrestohet 50-vjeçarja në Sarandë. Zbulohet në kohë plani i saj për 12-vjeçarin e larguar nga familja

Një grua me iniciale B.M., është arrestuar sot nga Policia e Sarandës, pasi u kap duke trafikuar qenie njerëzore.

50-vjeçarja tentoi të trafikojë një të mitur, por falë ndërhyrjes së policisë është arrestuar. Djali i mitur që po tentohej të trafikohej ishte R.T., 12 vjeç, të cilin familja e kërkonte prej dy ditësh.

Policia e Sarandës ka bërë të mundur arrestimin e 50-vjeçares B.M, banuese në lagjen nr.1 në qytetin bregdetar.

Ajo është kapur duke trafikuar shtetasin e mitur, 12 vjeç, nxënës në klasën e gjashtë, nga Bathorja e Tiranës.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për hetime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button