fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Kryevepra me ushqim fals

Biznesi i ushqimit fals është ende i fortë në Japoni, me paraqitje të famshme të ushqimit jashtë restoranteve nga Okinawa deri në Hokkaido.

Ani pse gjërat duken krejt të ngrënshme, këto paraqitje tejet realiste të ushqimit janë të bëra prej plastike, rrëshire a dylli. Një artist japonez po e çon ushqimin fals drejt një niveli tjetër duke e përfshirë atë në vepra ikonike arti.

Kështu, Osamu Watanbe së fundmi ka hapur ekspozitën në “Hirano Museum of Art” në prefekturën Shizuoka, që paraqet skulptura e piktura të njohura që janë ribërë duke e përdorur ushqimin fals. Watanabe përdor të njëjtat teknika të prodhimit ashtu sikurse prodhuesit e ushqimit fals, por ai fokusohet tek ëmbëlsirat e desertët. Stili i nënshkrimit të tij është i njohur si “arti i kremit të rrejshëm”

“The Scream” ng Edvard Munch, e bërë e tëra nga kremi fals
Një prej veprave kryesore artistike në ekspozitën e Watanabe është një paraqitje e pikturës së Vermeerit “Girl with a Pearl Earring”, që paraqet një portret të bërë prej kroasanti dhe petullave. Pjesa tjetër e veprës është përplot me hollësi të kremit fals që u përgjigjet ngjyrave të pikturës në fjalë.

Në të njëjtën mënyrë është realizuar edhe “Water Lilies” e Claude Monetit
Është ndonjë adhurues i Claude Monetit? Aty është edhe një version me krem fals i “Water Lilies”. Disa prej veprave më të ngjyrshme përfshijnë një version prej pasteli i veprës së Katsushika Hokusait, “The Great Wave off Kanagawa”, si dhe një Budë i bërë me sheqerka dhe makarona. Ekspozita artistike do të jetë e hapur deri më 15 gusht. /timeout.com/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button