fbpx
Lajme

Italia është finalisti i parë në “Euro 2020” (VIDEO)

Finalisti i parë në Euro 2020 është mësuar pas ekzekutimit të penalltive, pasi 120 minuta lojë u mbyllën 1-1. Italia u tregua më e saktë nga 11 metërshet për t’u kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian. Italia fitoi nw penallti 4-2.

Spanja dhe Italia kanë dhuruar spektakël në “Wembley”, pasi 90 minuta të kohës së rregullt dhe 30 minuta vazhdime nuk kanë mjaftuar për të mësuar finalistin e parë në Kampionatin Evropian.

Gjithçka u vendos pas ekzekutimit të penalltive, ku triumfuan italianët, duke u treguar më të saktë, duke triumfuar 4-2.

Dani Olmo dhe Alvaro Morata dështuan nga pika e bardhë për Spanjën, derisa për Italinë, Locatelli.

Për Spanjën shënuan nga penalltitë Alcantara dhe Moreno, derisa për Italinë, Belotti, Bonucci, Jorginho dhe Bernandeschi.

Ishte ndeshje mjaft interesante për 120 minuta lojë, ku u shënuan vetëm dy gola nga loja e hapur.

Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.

Fillimisht kaluan në epërsi italianët, në minutën e 60-të për 1-0 realizoi sulmuesi i Juventusit, Chiesa.

Spanja reagoi në minutën e 80-të.

Pas vetëm pak minutave në fushë, sulmuesi Alvaro Morata ka arritur të realizojë për 1-1.

Në vazhdime, Spanja u mundua të bëjë diçka më mirë, por assesi të gjejë golin e fitores dhe kështu, finalisti i parë në “Euro 2020” u mësua pas ekzekutimit të penalltive.

Nga pika e bardhë më të saktë u treguan italianët, duke shkuar në finale për herë të parë që nga viti 1968.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button