fbpx
AktualitetShow-Biz

E njohu në FB/ Shqiptarja dashurohet me djaIin në Holandë: Në takimin e fundit më BËRl …

Një vajzë shqiptare e moshës 32-vjeçare, e cila prej shumë vitesh jeton në Bruksel me familjen e saj, tregon për JOQ detaje nga një histori interesante që po i ndodh në jetën e saj. Vajza, e cila ka preferuar të ngelet anonim, shkruan se përmes rrjeteve sociale është njohur me një djalë, i cili jeton në një shtet tjetër.

Sipas saj, kjo mund të jetë historia e jetës së saj, duke qenë se për këtë djalë po ushqen ndjenja të forta dhe është lidhur tej mase me të. Madje, vajza bën me dije se për djalin që jeton në Holandë ndjen dashuri të fortë, e të njëjtën gjë thotë edhe djali se ka kundrejt saj.

Edhe pse kanë vetëm 6 muaj që njihen e komunikojnë në rrjetet sociale, ata janë takuar disa herë e deri në takimin e fundit dukej se çdo gjë shkonte më së miri. Madje, personi në fjalë i ka premtuar 32-vjeçares tonë fejesë në muajin mars, madje i ka thënë edhe se do ta marrë në shtëpinë e tij, ku do të jetojnë të dy në Holandë.

Deri këtu duket si një histori normale, por problemi është shfaqur në takimin e tyre të tretë. Siç rrëfen vajza, teksa kanë qenë bashkë, djalit i ka rënë nga xhepi një pasaportë me fotografinë e tij, por me identitet tjetër, jo me atë me të cilin ai i është prezantuar.

Ajo shprehet e sigurt që djali nuk është i martuar, por nuk kupton pse e ka gënjyer për identitetin e vërtetë. Pas disa kërkimeve në Facebook, ajo ka vënë re se personi me merin që kishte në pasaportë, kishte llogari edhe në Instagram, veçse në FB. Pra, bëhej fjalë për të njëjtin person por me dy ideitete të ndryshme.

Vajza nuk di ta zgjidhë këtë enigmë dhe as nuk ka gu xim të pyesë të dashurin në lidhje me të vërtetën.

Ajo shprehet kështu për JOQ:

Prsh! Jam nje vajze 32 vjec. Jetoj prej 8 vitesh ne Bruksel me prinderit dhe motren e vogel. Kam 6 muaj njohje nepermjet fb me nje djal qe jeton ne Holland dhe jemi takuar 3 her gjithsej nga afer. Ushqej ndjenja te pastra per te. E dua vertet shume. Keshtu shprehet dhe ai. Flas gjat, ndajm diten bashk pervec atyre 6 oreve qe jam ne pun e nuk komunikoj dot me te ne tel, por disa sms dhe i shkembejme. Ka momente me duket i dyshimte, pasi kur e pyes me ne detaje per jeten e tij ai me shmanget. Megjithate ndoshta ka nevoje te me njohe me tej dhe nuk e gjykoj ne kete pjese. Takimin e fundit e patem para dy javesh. Erdhi me takoi ndenjem nje fundjave bashk dhe nga xhepi i bie nje pasaport me me foton e tij, por emer dhe mbiemer tjeter. Nderkoh mua me ka dhen identitet tjeter. E mori rrembimthi dhe kujtoi se nuk e vura re dhe un nuk i rash ne sy. Sapo kthehem ne Bruksel futem ne fb tek emri qe pash ne pashaport dhe cte shoh. Kishte fb me ate emer dhe instagram dhe kishte disa vajza friend, ndersa me mua paska folur me aderesa te rreme, pasi i bie qe emri tij i vertet eshte ai qe pash ne pashaport. Nje gje eshte e sigurt: qe nuk eshte i martuar, por nuk kuptoj pse vetem mua me mban larg fb dhe instagramit te vertet, kur aty ka dhe shum vajza te tjera dhe pse me ka dhen identitet te rreme. Nderkohe me ka premtuar se ne mars do me mari ne holland te jetoj me te. Do te fejohet me mua. Te pakten keshtu shprehet. Dhe nje detaj shum i rendesishem: ai nga adresa me emrim e vertet i ka shkr pa e ditur nja vajze te cilen e un njoh”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button