fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Udhëtimi i shtetasve shqiptarë në vendet e BE/ Xhaçka: Informacioni për çdo shtet i aksesueshëm në faqen e MEPJ

Pas rekomandimit zyrtar nga Këshilli i Bashkimit Evropian, të gjitha misionet e Shqipërisë në vendet e BE janë udhëzuar të marrin dhe publikojnë informacionin e saktë mbi rregullat që janë në fuqi në secilin vend anëtar, për hyrjen në territorin e tyre të shtetasve të huaj.

Lajmin e bëri të ditur ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila në një postim në rrjetet sociale është shprehur se, “ky informacion, që përditësohet çdo ditë, është tashmë i aksesueshëm në faqen zyrtare të MEPJ.

Xhaçka kërkon që qytetarët të bëjnë klujdes, pasi thekson ajo, “Është e udhës që përpara çdo udhëtimi në vendet e BE dhe në vende të tjera të botës, qoftë për turizëm apo punë, sigurohuni të keni informacionin e duhur për destinacionin tuaj, duke klikuar në adresën e mësipërme”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button