fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Nard Ndokës nuk i del e keqja me Bashën: Na tradhëtoi, ne kemi votat tona

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka vijon ta akuzojë kreu e PD Lulzim Basha, për humbjen në zgjedhjet e 25 Prillit.

“Aleatët i kanë dhënë më shumë PD-së, se i kanë marrë, gjithmonë”, shkuan Ndoka në rrjete sociale.

Teksa replikon me qytetarët ai argumenton këtë që thotë, me pretendimin se nuk dolën vetëm në zgjedhje pasi dëmtonin Opozitën

“Çdo parti që del në vete e demton Opozitën dhe PD-në, si e dëmtuan në fakt këto që provuan. Çdo parti që merr mbi 10 vota është kontribuese më shumë se një mandat.

Dashamir Shehi ka marrë vota personale në Tiranë, sa nuk kishin marëe të gjithë kandidatet e PD-së sëbashku pa sigël.

Dule mbështetjen elektorale e ka në Qarqet (Vlorë, Korçë e Gjirokastër), ndërsa e caktuan palidhje në Tiranë.

Kemi nenshktuar marrëveshje politike kohë më parë me PD-në, të cilën e shkeli në menyrë të njëanshme në minutat e fundit me Demokristianet.

Partitë e tjera, janë vetëm kontribuese në fakt, megjithse edhe ato i masakrojnë më vota!

Mos të harrojme nje fakt, Mediu, Shehi, Dule, vërtet morën një mandat, por i dhanë PD-së, vota në të gjithë vendin, që të gjithë bashkë janë mijëra vota”, shkruan Ndoka./m.j

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button