fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Çfarë janë ‘valët e të nxehtit’ dhe si të mbrohemi prej tyre?

Valët e të nxehtit janë kthyer në një fenomen kaq të zakonshëm sa që vështirë se mund të përbëjnë më lajm. Por, duke i mbajtur pjesë të titujve kryesorë, aktivistët shpresojnë që qeveritë e tyre do të ndërgjegjësohen dhe veprojnë në kohë, në mënyrë që të bëhet diçka për ndryshimet klimaterike, që janë kthyer në shkakun kryesor të motit ekstrem.

Politika të reja për klimën janë të nevojshme sa më parë, por ndërkohë, këto janë disa këshilla se si duhet vepruar gjatë ‘sulmeve të të nxehtit’.

Çfarë janë ‘kupolat e nxehta’?

Këtë javë, pjesë të Amerikës Veriore arritën deri në 44 gradë Celsius, ndërsa në Kanada, në British Columbia, termometrat treguan plot 50 gradë Celsius.

Rreth 500 vdekje të papritura u raportuan në Kanada, si pasojë e nxehtësisë së lartë, ndërsa zjarret kanë pushtuar dhe po gllabërojnë hektarë të tërë në zonat pyjore. Doktorët rekomandojnë që temperatura e trupit të mbahet nën 37 gradë Celsius.

Temperaturat e larta kanë krijuar fenomenin që njihet si “kupola e nxehtë”. Kjo është ajo që ndodh kur atmosfera ngërthen ajrin e nxehtë që vjen nga oqeanet si një kapak apo kapsulë. Kështu kushtet e presionit të lartë atmosferik krijojnë një kupolë, e cila përveç se e dëmshme po provon të jetë edhe vdekjeprurëse.

A po bëhen ‘valët e të nxehtit’ gjithnjë e më të zakonshme?

Studimet tregojnë se që nga viti 1950, gjatësia dhe frekuenca e ndodhive të njohura si ‘valët e nxehta’ kanë ardhur gjithnjë e duke u ngritur.

Valët e nxehta rrisin probabilitetin për thatësira më të zgjatura në kohë si dhe rrezikun e zjarreve. Pasojat ekonomike nuk mungojnë, – Australia humb plot $6.2 milionë dollarë në vit si pasojë e valëve të nxehta. Pasojat pritet të jenë edhe më të rënda në qytete, ku kombinimi i ndërtesave me rrugët e shtruara me beton, krijon një “ishull të nxehtë urban”.

Në Evropë, 75 % e popullsisë jeton në zona urbane, gjë që e bën diskutimin për ‘valët e të nxehtit’ edhe më urgjent. Duhen gjetur zgjidhje kreative.

Çfarë mund të bëjnë qeveritë?

Mbjellja e Pemëve

Një studim i publikuar në vitin 2019 zbuloi se shtimi i mbrojtjes së ofruar nga pemët në qytete mund të ndikojë në uljen drastike të temperaturave. Në vende ku sipërfaqet e tokës përthithin nxehtësi, pemët ndikojnë në ftohjen e mjedisit përreth. Për të pasur efektin më të mirë, thuhet se mbulimi i sipërfaqes nga pemët duhet të jetë të paktën 40%.

Barcelona njihet për numrin e lartë të pemëve, rreth 25.2% dhe ka një plan madhështor për të arritur 30% deri në vitin 2037. Dhe kjo është një lëvizje e zgjuar duke qenë se Evropa jugore pritet të preket nga valët e nxehta si pasojë e ngrohjes globale.

Pemët nuk janë zgjidhja e vetme, pasi projektet e reja që shtojnë bimësi në ndërtesa vertikale po kthehen në një mënyrë kreative, që ndihmon të gjithë qytetin të ulë temperaturën atmosferike. Njësoj si pemët, bimët reflektojnë rrezet e diellit – gjë e cila është mjaft e dobishme nëse vendosen mbi sipërfaqe betoni, që kanë veti të thithin nxehtësinë.

Skema të ‘mbjelljeve urbane’ janë përhapur në Paris por edhe në projekte pioniere që po drejtohen në Itali nga arkitekti Stefano Boeri.

Shatërvanët

Ndërkohë që shatërvanët mund të duken si një objekt luksi, ato mund të kenë efekte të jashtëzakonshme ftohëse në mjedise urbane. Uji absorbon nxehtësinë dhe ka veti transportuese, gjë që i bën ‘shatërvanët lëvizës’ një opsion shumë më të dobishëm se sa hapësira ujore që qëndrojnë në një vend.

Londra po adopton një plan që përfshin ndërtimin e më tepër shatërvanëve ndërsa në Selanik, një dizajn bio-klimaterik që përfshin edhe ndërtimin e tyre, ka nisur punimet për të lehtësuar vapën mbytëse Mesdhetare.

Çfarë mund të bëjmë ne?

Vishni fibra natyrale

Veshjet e përbëra nga copa apo materiale që përfshijnë mikro-plastikë, çlirojnë kimikate të dëmshme në oqean, kur ato lahen dhe kjo mund të dëmtojë jetën nënujore, që më pas bëhet shkak i drejtpërdrejtë për ndryshimet klimaterike.

Veshjet e përbërë nga fibrat natyral si pambuku apo linoja, jo vetëm na ndihmojnë të mbajmë temperaturën e trupit më të ulët, por janë edhe të dobishme për mjedisin.

Çaj me mente

Harrojeni ujin e arra kokosit. Edhe pse mund të duket si një zgjidhje e mirë dhe pije natyrale, fermerët e arra kokosit i shkaktojnë dëme të mëdha biodiversitetit tropikal.

Në vend të tij, zgjidhni çajin e mentes, fermerët e të cilit janë provuar të përdorin praktika më etike. Bima e mentës mund të rritet në klima të ndryshme madje edhe në kopshtin tuaj. Një pako çaj mente në një gotë uji të ftohtë ju a ul menjëherë temperaturën e trupit.

Krijoni një ‘puhizë të kryqëzuar’

Kondicioneri nuk është zgjidhja. Një opsion shumë më miqësor për ambientin është krijimi i një “puhize të kryqëzuar” duke përdorur një ventilator të thjeshtë me helikë, i cili harxhon shumë më pak elektricitet. Vendoseni ventilatorin në anën tjetër të dhomës përballë dritares, dhe rryma e ajrit që krijohet do t’ju ndihmojë të bëni një gjumë të mirë. Gjatë netëve shumë të nxehta, vendosni një shishe uji të ngrirë përballë ventilatorit dhe në mëngjes, shijoni një gotë ujë të ftohtë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button