fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjës, reagon urgjent Yuri Kim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për operacionin e SPAK, ku u arrestua kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe dhe zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie.

Në një postim në rrjetet sociale, Kim shkruan se askush nuk është mbi ligjin dhe se ka ardhur koha që gjithë secili te mendojë nëse ia vlen të shkosh në burg.

“Nëse jeni të përfshirë në korrupsion, pa marrë parasysh sa të fuqishëm mendoni se jeni tani është koha të konsideroni ndikimin që veprimet tuaja do të kenë te familja dhe vendin juaj. Është koha të shqyrtojmë nëse ia vlen të shkosh në burg. Tani është koha për të ndaluar. Askush nuk është mbi ligjin,” shkruan ambasadorja.

Reagimi i diplomates amerikane vjen në një kohë kur forcat speciale RENEA dhe FNSH ekzekutuan disa urdhër-arreste të firmosura nga SPAK lidhur me shpërdorimin e detyrës përsa i takon abuzimeve me fondet publike dhe lejet e ndërtimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button