fbpx
AktualitetEkonomiKurioziteteLajme

Banka e Shqipërisë hedh në treg sot kartëmonedhat e reja

Sot (30 qershor) Banka e Shqipërisë hedh në treg dy kartmonedhat e reja 1.000 dhe 10.000 lekë.

E para ka dizajn të ri, ndërsa e dyta është një risi në tregun shqiptar të kartëmonedhave. Ajo është prerja me vlerën më të lartë në Republikën e Shqipërisë. Të dyja kartëmonedhat e reja kanë elemente të shtuara të sigurisë.

Kartëmonedha 1000 Lekë, vjen me një dizajn të rifreskuar, por ruan të njëjtat motive të paraqitura në prerjen ekzistuese, duke pësuar ndryshime, të cilat lidhen me konfigurimin në tërësi të të gjitha elementeve të shtuara dhe të përmirësuara.

Ndërsa kartëmonedha 10.000 Lekë mbart si tematikë simbolet e flamurit dhe himnit kombëtar – simbole kryesore këto të identitetit tonë kombëtar – të shoqëruara me portretin e poetit të shquar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, njëkohësisht autor i “Himnit Kombëtar”, Aleksandër Stavre Drenova, njohur me pseudonimin letrar “Asdreni”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button