fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Promovim ndërkombëtar turizmit në Pogradec Gjylameti: Sfida, numër rekord vizitorësh

Promovim ndërkombëtar turizmit në Pogradec Gjylameti: Sfida, numër rekord vizitorësh
Hapja e kufijve tw Bashkimit Europian me lehtësimin e masave antikovid u cilësua nga deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti si lajmi më i mirë i këtyre ditëve.

Gjylameti zhvilloi së bashku me ministrin e Turizmit, Blendi Klosi, kryebashkiakun e Pogradecit Ilir Xhakolli dhe prefektin e qarkut Dhori Spirollari zhvilluam një mbledhje me taskforcën e turizmit për zonën.

“Në kuadër të fluksit të turistëve mbetet prioritar kontrolli, pastrimi, ruajtja e bregut liqenor, shërbimet dhe masat për operatorët turistikë. Sfida e Pogradecit mbetet kalimi i numrit të pushuesve deri në një numër rekord të vizitave”, tha Gjylameti.

Më herët, Gjylameti ishte pjesë e promovimit të dy zonave të rëndësishme për qarkun.

Bashkë me Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi dhe Kryetarin e Bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli, ajo vizitoi dy destinacionet unike të qytetit, si Varret e Selcës dhe Urën e Golikut.
Atraksionet e kulturës historike tërheqin çdo vit mbi qindra turistë. 100 ditët e verës në Pogradec do të shënojnë rritje të lartë të numrit të turistëve dhe një promovim të munguar ndërkombëtar”, u shpreh Gjylameti. /j.p/
Nga Juli Prifti /ATSH/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button