fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Pandemia e radhës nuk shërohet me vaksinë/ Paralajmëron OKB: Prek 130 shtete

Pandemia e radhës nuk shërohet me vaksinë/ Paralajmëron OKB: Prek 130 shtete

Pandemia e koronavirusit i ka dhënë një goditje të fortë gjithë botës, por njerëzimit duhet të përgatitet për kërcënime të tjera.

Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëron se mungesa e ujit dhe thatësira do të ndikojnë tej mase për keq në planetin tonë në të ardhmen e afërt.

Dhe duket se për këtë kërcënim nuk ka një vaksinë.

“Thatësira për pak do të jetë pandemia e radhës dhe për këtë nuk ka vaksinë dhe as ilaç”, tha për Reuters përfaqësuesi i OKB-së, për minimizimin e rrezikut të katastrofave natyrore (UNDRR), Mami Mizutori.

Sipas të dhënave, nga mungesa e ujit kanë vuajtur 1,5 miliardë persona në periudhën 1998-2017.

“Duhet të marrim masa urgjente që ta parandalojmë”, shtoi Mizutori, sipas të cilit, vetëm këtë vit, thatësira ka shkaktuar dëme që i kalojnë 1 miliard dollarë.

Paralajmërohet se nga ndryshimet klimaterike do të ndikojnë në mungesën e ujit në rreth 130 shtete të botës. Aktualisht, pjesa perëndimore e SHBA po përballet me një krizë të tillë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button