fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Nga Ylli Çela/Mirmbrema e dashur.

Mirmbrema e dashur.ng

Me vjen keq qe,
dashurite digjen persysh.
Neper dhoma shpirti,akull,
te shkreta.
Çudi e dashur!?
Dashuri te pandezura,
qe digjen prush,nen buz,
e qe zbresin humnerash,
tutje,nen gush.

Neper vatra dhomash,
pa oxhak,
si mundet valle,te kete hi,
pa pasur,as zjarr, as dashuri ?!

Ofshama meraku.
Pagjumesi,
qe perplasen ethshem,
ne tis te zi.
Gishterinj,qe çjerrin llere,
e duar,
qe levizin kuturu,nen çarçaf.

Edhe mesnates,e dashur,
i kaloi gjumi sonte.
Asnje yll,
s’kaloi qiellit te saj,si per dreq.

Ta haje e mira,ta haje!
Thone se,
dashurite kane kthyer rruge.
Kane nderruar mode.

Dikur te skuqte lakuriqesia.
E sot,
tallet e perqeshet virgjeria.

Mos o zot…!
Sot pa mekate, je shastimeno.!
Ndaj, te pres e dashur,sonte.
Eja te mekatojme.Te lutem.
Eja,
sa pa na djegur,zjarri i xhenetit,
dhe llafet e miletit.
Ndryshe,
do vdesim Une edhe Ti,
ashtu siç dha shpirt,
ndershmeria.
Naten e mire,
o syri i ndezur, per mekat.

YÇPGUSA
18,6,2021.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button