fbpx
LajmeShqiperia

Pas lajmërimit të Ramës, këto gjëra duhet t’i dini përpara se të niseni drejt shteteve të BE-së

Pas më shumë se një viti, qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë së shpejti drejt Bashkimit Europian për udhëtime jo thelbësore (jo-esenciale). Kjo falë dakortësisë së arritur nga ambasadorët e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Europian lidhur me heq.jen e kufi.zimeve për udhëtimet nga vendet e treta drejt Bashkimit Europian.

Të 27 ambasadorët kanë aprovuar zgjerimin e listës së vendeve të treta që konsiderohen të sigurta për situatën ep.idemiolog.jike aktuale lidhur me pan.deminë COVID-19. Ky zgjerim përfshin Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në dokument, nënvizohet se qytetarët mund t’i nënshtrohen një te.sti PCR 72 orë para udhëtimit (në rastin e Shqipërisë :tampon ne.gativ) drejt një prej vendeve të Bashkimit Europian. Gjithashtu, shtetet anëtare ruajnë të drejtën për të gjy.kuar nëse kara.ntina është e nevojshme pas mbërritjes në një prej shteteve të Bashkimit Europian. Qytetarët shqiptarë të vak.sinuar me dy do.za vaks.inash të njohura nga Bashkimi Europian (EMA), normalisht nuk duhet të kenë nevojë për një te.st PCR. Por këtu është I nevojshëm informimi me detaje me agjensitë e udhëtimit.

Burime të shteteve anëtare kanë treguar për ABC, se duke filluar nga 1 korriku, disa shtete anëtare do të njohin edhe vak.sinat kineze (CoronaVac) dhe ruse (SPUTNIK V). Si rrjedhim, qytetarët shqiptarë që janë vaks.inuar me vak.sinën kineze do të mund të udhëtojnë drejt këryre vendeve. ABC do të njoftojë prej 1 korrikut se cilat janë shtetet anëtare të Bashkimit Europian që do të njohin vaks.inën kineze dhe ruse.

Shqipëria arriti të futej në listen e vendeve të sigurta si rrjedhim i plotësimit të krit.ereve kryesore të vendosura nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian: Më pak se 75 të infektuar për çdo 100.000 banorë për dy javët e fundit (14 ditë), një trend të qëndrueshëm në ulje të treguesve kryesorë lidhur me pand.eminë që kanë të bëjnë me uljen e numrit të vde.kjeve dhe të të shtru.arve në spi.tal, disponueshmërinë e tes.teve PCR dhe vijimin me procesin e vaks.inimit.

Vendimi zyrtar i shteteve anëtare të Bashkimit Europian mbi zgjerimin e listës së vendeve të treta pritet të merret të premten (18 qershor) gjatë takimit të ministrave të ekonomisë dhe financave të Bashkimit Europian.

Në vendim pritet të preçizohet ekzaktësisht, se nga cili afat, qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian për udhëtime jo-thelbësore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button