fbpx
LajmePolitika

“Ju falenderoj me gjithë zemër” Mbyllja e zgjedhjeve në PD, Agron Shehaj del me mesazhin e fortë

Pasi Partia Demokratike shpalli rezultatin final të zgjedhjeve për kryetar, ku i pari u rendit Lulzim Basha, ka reaguar dhe biznesmeni Agron Shehaj.

Duke qenë njëri prej kandidatëve në garë, ai ka falenderuar mbështetësit.

“Ju falenderoj me gjithë zemër të gjithë ju demokratëve që më votuat. Ju jam mirënjohës juve dhe gjithë qytetarëve që më besuan dhe më mbështetën për të sjellë një frymë dhe qasje të re në politikë. Ndihem pafund mirënjohës ndaj vëzhguesve dhe ekipit që punoi me mua këto tre javë. Më ndiqni sot në Opinion, 22.00”, shkruan ai në FB.

Më herët Jemin Gjana, kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, tha se Shehaj mori 6 038 vota të anëtarëve të PD. Fituesi i zgjedhjeve ishte Basha me 32 882 vota.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button