AktualitetKurioziteteLajme

Sondazhi i Euronews: Rezultati i 25 Prillit rrëzoi popullaritetin e Bashës dhe Kryemadhit

Sondazhi i Euronews: Rezultati i 25 Prillit rrëzoi popullaritetin e Bashës dhe Kryemadhit

Kryemadhi çudit sërish: I heq të drejtën Edi Ramës për të fituar
Rezultati i zgjedhjeve ka bërë që popullariteti i Edi Ramës të rritet më tej, ndërsa ai i Lulzim Bashës, apo dhe Monika Kryemadhit të bjerë.

Sondazhi i kompanisë prestigjioze MRB bërë për Euronews Albania tregoi se opinioni pozitiv për Ramën u rrit me 4 pikë përqindjeje krahasuar me sondazhin e fundit para zgjedhjeve të 25 prillit (nga 48.4% në 52.4%), ndërsa opinioni pozitiv për Bashën ra me 9.4 pikë përqindjeje (nga 45.4% në 36%).

Ngjashëm pësoi rënie edhe opinioni pozitiv ndaj Kryemadhit me 4 pikë përqindjeje (nga 18% në 14%).

Në tërësi (45.8%) të pyeturit u përgjigjën se ishin të kënaqur nga rezultati i zgjedhjeve. Një pjesë (38.3%) ishin të pakënaqur, ndërsa (15.9%) pjesa tjetër “as të kënaqur dhe as të pakënaqur”.

Pakënaqësia për rezultatin (75%) reflektohej më shumë te votuesit e PD-së, ndërsa kënaqësia te votuesit e PS-së (86.5%).

Pikërisht prej rezultatit, shumica dërrmuese (97.3%) e votuesve të PS-së e vlerësojnë si pozitive performancën e partisë në zgjedhje, ndërsa ngjashëm me shumicë dërrmuese (89.8%) vlerësojnë si negative performancën e LSI-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button