Lajme

Qendra e tragjedisë prej tërmetit tragjik, shikoni si duket sot lagja e ndërtuar nga Behgjet Pacolli

Ndonëse ka kaluar mbi një vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të vitit 2019, procesi i rindërtimit në zonat e prekura ende vazhdon.

Politikani kosovar Behgjet Pacolli ka publikuar një foto nga ndërtimi i shtëpive në Thumanë, duke u shprehur se punimet do të përfundojnë në fund të shtatorit të ardhshëm.

Theksojmë se biznesmeni Pacolli është një ndër financuesit e projektit të rindërtimit në këtë zonë, e cila u godit më rëndë nga tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit.

Nëpërmjet fondacionit të tij ai ka kontribuar për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga lëkundjet e forta të tërmetit.

“Punimet në Thumanë të financuara nga Fondacioni “Behgjet Pacolli” do të përfundojnë në fund të shtatorit të ardhshëm. I lumtur që mund të kontribuoj për familjet në nevojë”, shkruan Pacolli.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button