LajmePolitika

“Pas shkarkimit të Metës, radhën e ka ai që është në listë te libri ‘Kurban’ i Edi Ramës”, Artur Zheji lë pa fjalë Blendi Fevziun me paralajmërimin e tij

Analisti i njohur Artur Zheji komentoi mbrëmjen e djeshme shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga Kuvendi. Zheji tha se Meta do korri atë që mbolli, dhe se me këtë proces ka marrë fund marrëdhënie mes tij dhe Ramës.

Se kush e ka radhën tani pas Kreut të Shtetit, Zheji tha se duhet parë te libri Kurban i Edi Ramës, pasi sipas tij, kush është damkosur në atë libër, ai e ka radhën.

Zheji: Kjo gje që ndodhi tani mbyll gjithë odisenë e konflikteve Rama-Meta. Në fund Meta mori atë që meritoi, korri atë që mbolli. U mbyll historia e tyre tani, nuk ka dhe urrejtje dhe dashuri, ka vetëm urrejtje tani. Dhe shikoni, unë bëj thirrje që të shiten sa më shumë kopje të librit Kurban të Ramës, se kush është damkosur aty ai e ka radhën.

Fevziu: E ka radhën ai që është në listën e Kurbanit?

Zheji: Po po. Kush është në listë te librin ai e ka radhën, ai do bëhet kurban.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button