LajmeShqiperia

Në SHBA si refugjate, sot në Shqipëri si pilote e “Defender 21”, amerikanët jehonë shqiptares

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka publikuar një shkrim që tregon historinë e pilotes Valdeta Mehanja e cila për herë të parë vizitoi Shqipërinë me stërvitjen e përbashkët të Defender 21, nën uniformën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shkrimi flet rreth historisë frymëzuese të saj e cila nga një refugjate lufte u shndërrua në një nga pilotet kryesore të aviacionit amerikan, ndërsa shprehet se nuk e kishte menduar kurrë se do të vizitonte Shqipërinë.

“Nëse ka njeri që e njeh punën e palodhur dhe vendosmërinë, ajo është Togerja e 2-të Valdeta Mehanja, pilote me Regjimentin e Aviacionit 1-131. Mehanja, shqiptare e lindur në Kosovë dhe shtetase amerikane, nuk e mendonte kurrë se do mund të shihte Shqipërinë.” Kështu nis artikulli i publikuar nga Ambasada Amerikane, ndërsa citon Mehanajn teksa thotë se për të është një ndjenjë e jashtëzakonshme të jetë në Shqipëri.

“Unë nuk e kisha vizituar kurrë Shqipërinë më parë. Është një ndjenjë e jashtëzakonshme të jem këtu, si pilote, në uniformë dhe me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara”, tha ajo.

“Unë nuk do t’a kisha patur kurrë këtë mundësi për të fluturuar rreth Shqipërisë nëse nuk do të ishte për Ushtrinë. Mundësia për t’a përjetuar këtë, më bëri shumë të lumtur”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button