LajmeShow-Biz

U martua që kur ishte 16 vjeçe me dashuri, modelja shqiptare tregon historinë e trishtë: Na ndau vjehrra

Dje në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel, ishte e ftuar Silvi, një prej modeleve konkurrente në “She’s On Top”, e cila i përloti të gjithë me historinë e jetës. E martuar që në moshën 16 vjeçare me një djalë nga Kosova, Silvi la gjithçka kishte për dashurinë.

Ajo tregoi se doli edhe kundër familjarëve për hatër të dashurisë për ish-bashkëshortin e saj, me të cilin u bë nënë e një djali. 23 vjeçarja kujtoi sot periudhën e vështirë të shtatzënisë 6 vite më parë si dhe tregoi arsyen kryesore të ndarjes.

“Familja e tij ndërhynte shumë te ne, deri te bluza që mbaja veshur. Mamaja e tij do ishte në çdo hap tonin, edhe pse ne banonim në banesën tonë.

Nuk e di, realisht stresi ndikoi shumë në shtatzëni. Unë kujdesesha për bashkëshortin tim dhe punët e shtëpisë, por sa herë që vinte ajo gjente diçka… ishte pak edhe xheloze mund të them”, u shpreh Silvi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button