LajmeShow-Biz

Mirë me Sali Berishën, po me Stresin ç’pati Amerika?

Me ardhjen e verës, këngëtarët kanë nisur “garën” mes tyre se kush do ta dominojë sezonin. Edhe reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron se brenda pak ditësh do të vijë me projekte të reja.

“Videoklipet mbaruan, do t’i nxjerrim për 5-6 ditë”, deklaron këngëtari. Por gjatë një VideoStory në Facebook, Stresi zbuloi një fakt interesant, teksa iu drejtua ndjekësve të tij.

“Juve që më keni shkruar në Instagram, është e pamundur t’u kthej përgjigje, se ma kanë bllokuar deri me datë 12. Ambasada Amerikane e Shqipërisë më ka bërë report. Për zonjën Kimete, Kim, nuk është problem. Ju kërkoj ndjesë, deri me datë 12.06 nuk mundem t’u përgjigjem”, thotë Stresi.

Pak ditë më parë Stresi u përfshi në një debat edhe lidhur me garën për kreun e PD-së, pasi një koment i tij në faqen zyrtare në Facebook të kandidatit Agron Shehaj, mjaftoi që portalet ta marrin si mbështetje ndaj tij.

Por, në një reagim, Stresi e mohoi një gjë të tillë duke e konsideruar një spekulim. Pavarësisht respektit, që siç tha ai, gëzon për Shehajn, ai mbështet plotësisht Lulzim Bashën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button