Bota

E RRALLË/ Nëna 5-muajshe shtatzënë i futet liqenit “me kokë” për të shpëtuar 3 vajza që për pak po mbyteshin

Një nënë e cila është pesë muaj shtatzënë është vlerësuar si një heroinë pasi shpëtoi tre vajza nga mbytja kur ato u futën në vështirësi ndërsa notonin në një liqen.

Nëna e tre fëmijëve, Alyssa DeWitt, është vlerësuar për shpëtimin e jetës së grupit të vajzave që po mbyteshin, të cilat filluan të hasnin vështirwsi në ujë pranë një plazhi në Manistee, në brigjet e Liqenit Michigan.

Ajo tha se u hodh në veprim kur pa vajzat që tundnin krahët në ajër më 25 maj dhe, pasi vunë re se ishin në telashe, arriti t’i nxirrte të treja nga uji duke u shtrirë në bark në fund të skelë.

Duke folur për Fox 5, DeWitt tha se njëra nga vajzat madje i tha asaj ‘Unë do të vdes’ ndërsa luftonte për t’i shpëtuar të gjitha vetë.

Ajo tha se kishte shumë erë në plazh dhe kishte valë të mëdha në liqen kur vajzat u futën në telashe dhe sinjalizuan për ndihmë.

DeWitt tha se ajo ishte duke pushuar në plazh me fëmijët e saj, të moshës gjashtë, tre dhe dy vjeç, kur e kuptoi se “krahë njerëzish po tundeshin në ujë, kështu që unë e dija menjëherë se ata ishin në telashe”.

Ajo tha se shpejt u hodh në veprim, duke nxjerrë fëmijët e saj nga uji dhe duke u thënë atyre të qëndronin në rërë. Ndërkohë DeWitt vrapoi në buzë të skelës afër vendit ku vajzat gati po mbyteshin dhe telefonoi policinë, tha ajo.

Por për shkak të erërave të forta ishte e vështirë të dëgjoje se çfarë po thoshte administruesi i thirrjeve, shtoi DeWitt.

Kur arrita në skajin ku ishin, ato mezi mund të mbanin kokën mbi ujë në atë pikë. Kështu që, e kuptova menjëherë se nëse nuk bëja diçka që këta fëmijë do të mbyteshin.’

Me policinë akoma në linjë, DeWitt kujtoi se si e vuri telefonin poshtë dhe u shtri në bark përgjatë buzës së skelës për të provuar dhe tërhequr të tre vajzat deri në vend të sigurt.

DeWitt shpjegoi: ‘Disa herë i kisha ngritur pjesërisht lart, dhe valët vinin dhe ato përplaseshin pas nesh dhe i tërhiqnin përsëri në ujë dhe duhej të fillonim nga e para’, teksa tha se mund të shihte frikën në sytë e vajzave të paidentifikuara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button