DiasporaKosovaLajmeShqiperia

Zëvendësi i Albin Kurtit i kërkon ministrit të Ramës heqjen e taksës në Rrugën e Kombit.

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës, bashkë me ministrin e Ambientit, Liburn Aliu, kanë pritur në takim ministrin e Shqipërisë të Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi.

Në konferencën pas takimit, Bislimi ka kërkuar nga Shqipëria që të eliminojë pagesën në “Rrugën e Kombit” për turistët kosovarë.

“Rruga nga Kosova deri në destinacionet në Shqipëri dhe anasjelltas duhet të jetë sa më e lehtë. Duhet të gjendet një zgjidhje për eliminimin e detyrimit për të paguar për tunelin në Kalimash, që po shkakton vonesa për turistët tanë, të cilët ia mësyjnë Shqipërisë, e sidomos për pushime afatshkurtra”, tha Bislimi.

Ai uroi PS-në për fitoren në zgjedhjet e fundit parlamentare atje.

Ministri Klosi tha se Shqipëria do të bëjë gjithçka është e mundur që oferta turistike Shqipëri – Kosovë të jetë një realitet.

“Ne duhet të kuptojmë që pasuria që na ka dhënë natyra në të dyja anët është pasuri e gjithë shqiptarëve. Deti është i gjithë shqiptarëve, siç janë edhe bjeshkët. Shqiptarët nga të gjitha trojet ku flitet shqip duhet ta konsiderojnë ofertën turistike Kosovë – Shqipëri. Kemi shumë detyra për të realizuar për t’ia bërë sa më të lehtë jetën çdo turisti e çdo investitori. Parqet tona në dy anët e kufirit janë parqe qe s’e njohin kufirin administrativ”, u shpreh Klosi.

Ai tha se “duam shumë që kufiri të jetë moment rekalsi e jo pengesë për të bërë biznes”.

“Do të jemi bashkë për të ofruar një ofertë të përbashkët turistike”, theksoi ministri shqiptar, Blendi Klosi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button