AktualitetSport

Shakohoxha e mbyll me “Supersport”: Mirënjohje pa fund, nuk do të mundem dot që…

Dritan Shakohoxha i ka dhënë fund aventurës te Supersport!

Gazetari dhe komentatori punoi që nga themelimi i platformës sportive dhe për shumë vite ishte drejtori i Supersport, është larguar përfundimisht me mbarimin e sezonit futbollistik, duke zyrtarizuar “divorcin” që flitej prej kohësh!

“Nuk do të mundem kurrë ta falenderoj për atë që mora nga Digitalb. Mirënjohje pa fund”, shkruan ai në rrjetet sociale!

Dje ai ka drekuar me koleget e tij, me të cilët ka bashkëpunuar prej vitesh. Siç mund të shihet edhe nga foto, bie ne sy mungesa e Egi Duros, gazetarit që pasoi Shakohoxhën në postin e drejtorit!

Ndërkaq, Dritan Shakohoxha pritet t’u përkushtohet bizneseve te tij, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë surpriza sërish në botën e sportit!/PANORAMASPORT.AL

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button