LajmeRetroShqiperia

Arvanitas origjina i fjales dhe kuptimi i saj

ARVANITAS
Arvanitas, do të thotë arbër, ashtu si dhe ne. Këtë na mësuan, gjatë kohës së komunizmit. Na mësuan, që këta arvanitasit e mjerë, janë në njëfarë letargjie, për identitetin e tyre kombëtar dhe na paskan harruar gjuhën, për shkak të presionit, që ju bëjnë “grekët”, duke i identifikuar “grekët”, me një racë të huaj të lashtë, të ditur e të shndtritur që paska rojtur, përbri gjyshërve tanë ilirë, piratë e të paemancipuar.

Ne u shtymë të besojmë, që “letargjia” e këtyre “viktimave”, të “grekëve të poshtër”, ishte e thellë, bile këta ishin gënjyer, që s’kishin asnjë lidhje me ne, prandaj e lanë dhe gjuhën tonë mënjanë, sepse “naivisht”, ishin shtyrë të besojnë, që gjuha jonë nuk është e vjetër, por e sollën turqit( termi që përdorin ata për otomanët) me vete, kur pushtuan Shqipërinë, sepse Skënderbeu dhe luftëtarët e tij, duke qenë kristianë flisnin greqisht dhe sërbisht mes tyre.
Këto dhe dokrra të tjera, dëgjon nga “vëllezërit” tanë arbërorë, nēpër forume, media sociale dhe kudo ku ata flasin.
Ata thonë, që ne shqiptarët e Shqipërisë nuk kemi lidhje me Arbërinë, por jemi një trashëgimi gjenetike, që ata e quajnë turko-alvanoi, me atdhe Turqinë e Anadollin.

Detyra jonë, për hir të “vëllazërisë” me këta klouna, na qenka të jemi të duruar, sa këtyre “gjumashëve” të identitetit, t’ju dalë gjumi dhe të na vlerësojnë me dashamirësi. Ne duhet të durojmë ofendimet raciste, nga ata, që as më pak e as më shumë, akoma flasin shqip, në zonat rurale, brenda familjes.
E pra, këta njerëz nuk janë viktima dhe sulmet karshi shqiptarëve dhe Shqipërise, bëhen me ndërgjegje të plotë.
Këta janë pikërisht grekët, ata më të egrit, ata më të pështirët, që nga njëra anë, thonë që nuk i përkasin Arbërisë por Greqisë, nga ana tjetër veshin e festojnë arbërisht, qajnë e këndojnë arbërisht.
Janë këta, që shpallin antikitetin të tyrin, por nuk na thonë, se si mund të jetë antikiteti helen, kur vetë emri helen, është një adoptim jo i largët, i emrave të lashtësisë, që s’kanë lidhje me helenizmin modern, që ata pretendojnë i përkasin.
Duroni, duroni se arvanitët po zgjohen, thonë të paditurit apo të shiturit. E pra, në gjumë kemi qenë ne, që kur u çliruam nga komunizmi ishim të pafe e të paditur. Arvanitët, i kishin bërë zgjedhjet e tyre, ata në shumicë dërrmuese, jo nga presioni, kishin zgjedhur të dorëzonin gjuhën tonë dhe të thërriteshin në një emër tjetër, që më shumë se emër historik i vjetër, është produkt i fantazive idilike të rilindjes europiane dhe makinacioneve politike-fetare, që nuk kanë rreshtur gjatë historisë.

E pra, thirrja për të hapur zemrën, për të pranuar “vëllezërit” tanë arvanitas, është thirrje naive, për të mos thënë e njerëzve të korruptuar, që paguhen për të përhapur këto iluzione.
Arvanitët e vërtetë, ata pak që kanë mbetur, që pranojnë trashëgiminë e përbashkët etnike, që na e shkërmoqën fetë dhe interesat e huaja politike, duhet të jenë të vetmit, që duhet të gëzojnë respektin tonë. Të tjerët, do respektohen si njerëz, por nuk duhet të kenë vend në shpirtin tonë si bashkëkombas, sepse ata kanë zgjedhur me vetëdije, ti përkasin një kombi tjetër, për shkaqe që nuk mund të shërbejnë si justifikim.
Është një humbje e madhe, por e drejta është me atë, që ruajti identitetin, shqiptarin, që dhe emrin e nxorri nga lashtësia më e thellë, atëherë kur këta arvanitas, zgjodhën fenë, për të lëshuar emrin e përbashkët: Burimi:grupi ARBËROR.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button