fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Vranësira dhe reshje shiu/ Si do të ndryshojnë temperaturat ditën e sotme

Vranësira dhe reshje shiu/ Si do të ndryshojnë temperaturat ditën e sotme

Vranësira dhe reshje të pakta, si do të ndryshojnë temperaturat ditën e sotme
Sipas MeteoAlb: Vranësira të dendura dhe shira afatshkurtër e të pakët dominojnë orët e para të ditës në vendin tonë, KU me të dukshme reshjet do jenë në gjysmën lindore.

Edhe pse herë pas herë do kemi intervale me kthjellime reshjet mbeten prezente deri pak pas mesditës KUR moti kthjellohet fillimisht në ultësirën perëndimore dhe me pas gjatë mbrëmjes moti i kthjellët do të dominojnë në të gjithë territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por rënie të lehtë sjellin orët e drekës duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 8°C deri në 25°C.

Era do fryjë e mesatare në tokë por e fortë n det me shpejtësi 60-65 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 5 ballë.

Kosova

Dita nis me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta, të cilat pësojnë zhvillim duke rrezikuar shira të pa përfillshëm . Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të përmirësojnë kushtet atmosferike duke larguar vranësirat përkohësisht.

Maqedonia e Veriut

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare mbizotërojnë kushtet e motit gjatë paradites në MV. POR duke ju afruar mesditës vranësirat bëhen të dukshme në zonat perëndimore dhe me pas në të gjithë vendin duke rrezikuar shira të paktët dhe të izoluar. Por mbrëmja sërisht përmirëson motin.

g.kosovari

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button