fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Përdhunimi i 15-vjeçares nga 5 persona, Kejvina Kthella reagon e revoltuar: Shpifsira doni djegur

Përdhunimi i 15-vjeçares nga 5 persona, Kejvina Kthella reagon e revoltuar: Shpifsira doni djegur

Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella ka reaguar lidhur me ngjarje tronditësse të dhunimit seksual të 15-vjeçares në Lezhë nga pesë persona.
Ajo ka publikuar në Instastory emrat e pesë autorëve të përfshirë në këtë ngjarje dhe thotë se duhet të digjen, pasi atë meritojnë.
“Shpifsira, mos pafshi dit me sy! Doni djegur atë meritoni”, ka shkruar Kejvina krahas identitetit të përdhunesve.

Kujtojmë që kjo ngjarja e rëndë u bë publike dy ditë më parë, duke tronditur të gjithë opinionin e publikut.
Një grup prej pesë personash kanë dhunuar seksualisht në bashkëpunim me njëri-tjetrin një vajzë të mitur. Dyshohet se ata e kanë detyruar të miturën me anë të shantazheve që të kryejë marrdhënie seksuale me ta.

Mësohet se vajza 15-vjeçare ka dalë fillimisht 17-vjeçarin me iniciale A.Gj.  Ai e ka detyruar që të kryejnë marrëdhënie seksuale dhe më pas shokët e tij i kanë bërë të miturës shantazh duke i thënë se kanë filmuar gjithçka./abcnews.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button