fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

“LSI ka një mandat”/ Kaziaj kërkon në KAS hapjen e kutive të Beratit! Salianji: OK, por s’ndryshon rezultati

“LSI ka një mandat”/ Kaziaj kërkon në KAS hapjen e kutive të Beratit! Salianji: OK, por s’ndryshon rezultati

Kas sot vendos për Gjirokastrën/ LSI: 73 raste të dyshimta. PS: Ka ndodhur vetëm me një qytetar, e them me bindje
Avokati i LSI në KAS Altin Kaziaj ka deklaruar se numri i votave të LSI në Berat është më i madh se herësi i pestë i PS, dhe rrjedhimisht sipas tij forcës së drejtuar nga Monika Kryemadhi i takon një mandat në Berat.

Kaziaj tha se do ishte mirë të rinumërohen dhe rivlerësohen votat në të gjitha Qendrat e Votimit në Berat. Përfaqësuesi i PS Eridian Salianji tha se mazhoranca është dakord që të hapen kutitë që janë kërkuar në ankimim, ndonëse u shpreh i bindur se numri i mandateve nuk do ndryshojë. Salianji theksoi se nuk mund të hapen kutitë për gjithë qarkun, por vetëm ato që janë në kërkesën ankimore.

Diskutime

Avokati i LSI: Në përfundim të kësaj këqyrje, ka rezultuar situata që pasqyrohet në tabelën e mëposhtme. Shifër fare qartë që subjektit politik PS ia janë numëruar 233 vota më shumë sec ishte vullneti i zgjedhësve. LSI rezulton të ketë nga 78 deri në 80 vota më pak nga cishte vullneti i zgjedhësve. Numri i votave të LSI është më i madh se herësi i pestë i PS, rrjedhimisht subjekti PS duhet të përfitonte 4 mandate, PD 2 mandate dhe LSI një mandat. Vlerësojmë se me transparencë ky komision duhet të marrë hapa për këqyrjen e të gjithë materialeve dhe numërimin e tyre në seancë publike.

Braho: Ju kërkoni rinumërimin dhe rivlerësimin e votave e një sërë qendrash votimi apo gjithë qarkut Berat?

Kaziaj: Ne, do ishte mirë të të gjithë qarkut Berat.

Salianji: Unë prisja që pala akuzuese të sillte të paktën një procesverbal që do kishte një ankesë nga të paktën një numërues në Berat. Kontestimi vjen pas daljes së rezultatin. Për ne si PS nuk është i rëndësishëm mandati, por procesi. Për të hequr cdo dyshim mbi procesin, ne biem dakord që të hapen kutitë e kërkuara në kërkesën ankimore të ankimuesit, pavarësisht se jemi të mendimit që mandati nuk do ndryshojë. Nëse ndryshon rezultati të shikojmë kutitë e tjera. Por nuk mund të kërkojmë të gjithë qarkun, kur vetë kërkesa e ankimuesit është konkrete për qendra të caktuara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button