fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Inferliteti te çiftet e reja, mjeku tregon shkaqet: Dikur në vizita vinte gruaja një muaj më pas burri

Inferliteti te çiftet e reja, mjeku tregon shkaqet: Dikur në vizita vinte gruaja një muaj më pas burri

Infertiliteti përkufizohet si pamundësia e një çifti për të arritur një shtatzëni pas 1 viti marrëdhëniesh të pambrojtura.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, mjeku embriolog Marsel Haxhia ka shpjeguar shkaqet e inferlitetit te ciftet e reja.

Ai ka deklaruar se në ditët e sotme takimet kanë ndryshuar pasi çifti shkon për konsult së bashku te mjeku.

“Mosha e gruas është shumë është e rëndësishme se te femrat vezorja është e programuar që në lindje dhe janë të lidhura me faktorët e jashtëm.

Takimet i kërkojmë në çift dhe mundësia është 50 me 50. Kanë ndryshuar gjërat, nëse dikur vinte gruaja një muaj më pas burri, tani kemi marrë sindromën europiane”.

Më tej, Haxhia ka treguar se shumë i përhapur është edhe inferliteti sekondar. Mjeku ka theksuar se metoda invitro nuk është luks, por konsiderohet i tillë pasi nuk sigurohet nga shteti.

“Inferliteti sekondar është kur një x çift kanë një fëmijë dhe për arsye të ndryshme nuk i vjen një fëmijë i dytë. Arsyet mund të jetë të ndryshme dhe është i njohur.

Inferliteti nëse ka problem tubat nuk e zgjidh dot, nëse janë parametrat e femrës kurohet me mjekim, po nuk është e thënë. Nuk është vetëm kurimi invitro se të gjithë kështu thonë. Sepse ajo është ajo që flitet më shumë, po kemi një rrugë tjetër.

Invitro nuk është luks, sepse u zgjova dhe dua shtatzëni të shpejtë tani. Fekondimi i tillë konsiderohet luks, prandaj nuk sigurohet nga shteti, por nuk është kështu.

Çmimi invitro në Shqipëri është pak a shumë me vendet europiane, për të mos thënë më lirë, vetëm se këtu nuk paguhet nga shteti.

Mesazhi që duhet të përcillet është se çiftet duhet të kontrollojnë te mjekët që janë të specializuar për këtë fushë, mos të humbin kohë kot”./abcnews.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button