fbpx
AktualitetLajme

Gazetari i njohur përfshihet në aksident sapo doli nga emisioni i Eni Vasilit në Top Channel

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë studiove të Top Channel në Kashar. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe bëhet me dije se në njërën prej tyre ndodhej analisti i njohur Andi Bushati.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:00. Bushati ishte duke dale nga parkimi i Top Channel me automjet kur papritur është përplasur me një makinë tjetër që vinte me shpejtësi nga ana tjetër e rrugës.

Nga aksidenti nuk është lënduar askush por raportohet të ketë dëme të vogla materiale.

Njerëzit që ishin të pranishëm kanë nxituar për t’i ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve menjëherë sapo kuptuan që ndodhi një aksident. Bushati ishte i ftuar dje në “Open” me Eni Vasilin dhe ngjarja ndodhi pasi përfundoi emisioni. /News31

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button