fbpx
AktualitetLajmePolitika

“E turpshme! S’na nxjerrin në TV”/ Kritiku i Bashës bën deklaratën e papritur në mes të emisionit, nxehet Fevziu dhe i plas të gjitha ‘ një për një’

Një debat i ashpër u zhvillua mbrëmjen e djeshme mes gazetarit Blendi Fevziu dhe kritikut të Lulzim Bashës, Lisandër Hoxha.

Pas akuzave se të rinjtë nuk ishin promovuar sa duhet, në emisionin “Opinion”, Fevziu iu kthyer i nxehur Hoxhës duke i thënë se pikërisht këta politikanë nuk pranojnë të dalin nëpër emisione televizive pa i udhëzuar partia.

Fevziu ia ktheu Hoxhës, duke ia vënë fajin të rinjve se nuk pranonin të dilnin pa i udhëzuar ‘partia’.

DEBATI NË STUDIO:

Lisandër Hoxha: Deklarata për shtyp i japin vetëm 4 njerëz. Nuk promovojnë njerëz.

Fevziu: Kam një problem. E dëgjoj shumë, por shumica e njerëzve që thonë nuk na nxjerrin në televizion kur shkon i kërkon që të vijnë, thonë po fol pak me të partisë. Kam Markun aty që gjithë jetën, ka ardhur kur e kemi ftuar. Është në karrige sa herë kemi pasur nevojë ne. 99% e të tjerëve, thonë se duhet të marrë leje. Me partitë personat flasin vetë, unë nuk jam lidhësi gojor. Është problemi juaj.

Lisandër Hoxha: Parti në opozitë që nuk promovon njerëz e kupton apo jo? 4 veta lexojnë deklarata për shtyp. E turpshme!

Fevziu: Kam një problem në PS, në drejtimin që Rama e ka të centralizuar, prapë duket sikur ka ca personalitete që mund të jetë zëvendësues. Si shpjegohet që nuk ka? Edhe Veliaj po të jetë, nuk është gjë e vogël. Sali Berisha, lider absolut. Kishte Spartak Ngjelën, Arben Imamin, Gramoz Pashkon, etj. Edhe tek Berisha nuk mund të bëhej garë. Po kishte personalitete Berisha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button