fbpx
AktualitetLajmePolitika

Demokratët po përgatisin ‘SURPRIZËN’ për Sali Berishën, zbulohet se çfarë pritet të ndodhë në orën 18:00

Pas vendimit të DASH, për ta shpallur “Non Grata”, ish kryeministri Sali Berisha do të dalë sot në një deklaratë për mediat.

Mësohet se konferenca për mediat do të mbahet pasditen e sotme në orën 18:00.

Strukturat e Partisë Demokratike po përgatiten për tubim në orën 18:00 në mbështetje të Sali Berishës i cili u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit duke u cilësuar si i korrùptuar dhe minues i demokracisë.

Dega e Kavajës, një nga organizatat më aktive të PD i ka bërë thirrje mbështetësve për t’u grumbulluar para hotel “Rogner”, vendin ku Berisha ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për media.

“Çdo demokrat dhe demokrate e ka obligim që sot ne 18:00 të jenë në Tiranë, pranë hotel Rogner për të mbështetur
Sali Berishën!”, shkuan dega e PD në Kavajë.

Në reagimin zyrtar DASH-i deklaroi se Berisha, në cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë, ka qenë i përfshirë në “veprime korr.uptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”.Ndërkohë nga ana tjetër Berisha i është përgjigjur edhe dje kësaj deklarate nga Blinken duke theksuar se në 30 vite karrierë në politikë nuk ishte akùzùar asnjëherë për korr.upsìon.
Burimi:temaedites.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button