fbpx
AktualitetLajmePolitika

Arian Çani: Ne jemi kukulla në dorë të amerikanëve, Berishën po e ndëshkojnë se iu shkeli në kallo 19/05/202191

Arsyet që çuan DASH në vendimin për të shpallur non grata ish -kryeministrin Sali Berisha sipas gazetarit Arian Çani janë politike.

Ai tha për MCN TV se politikat e Berishës mund të kenë shkelur padashur në “kallon” e interesave amerikane, ndërkohë që shtoi se ky vendim është i rëndë për ish-kryeministrin dhe familjen e tij.

Mungesa e provave lidhur me vendimin sipas Çanit tregon se “ka drejtësi mbi drejtësinë”.

“Do pretendoja shumë po të thoja i di indicjet. Politika e SHBA e bën këtë me disa vende të botës, arsyet janë vetëm politike, kanë shkelur padashur në kallo të interesave amerikane. Ky është një vendim i rëndë për Berishën dhe familjen e tij.

Ende nuk ka transparencë dhe prova. Është komike e gjithë kjo sepse ne na thuhet drejtësia do të jetë transparente dhe na lihet të kuptojmë që ka drejtësi mbi drejtësinë”, tha gazetari.

Për vendimin e DASH që shpalli non grata ish-kryeministrin Sali Berisha njeriu që duhet të mërzitet më shumë sipas analistit Arian Çani duhet të jetë kryeministri Edi Rama.

Siç u shpreh Çani në studion e lajmeve të MCN TV askush nga ata që merren me politikë nuk mund të jenë të gëzuar dhe “duhet të reflektojë thellë që kjo situatë të marrë fund”.

Ai gjithashtu tha se vendi ynë drejtohet nga amerikanët dhe se aktorët politikë shqiptarë nuk janë gjë tjetër veçse kukulla në duart e tyre.

“Nuk është ndonjë lajm për tu gëzuar vendimi i DASH, por sigurisht sot mendoj unë, njeriu i parë që duhet të mërzitet më shumë nuk është Berisha, por Rama.

Sot askush nga këta që merren me politikë nuk mund të jetë i gëzuar, aq më tepër Rama. Duhet të reflektojë thellë mendoj unë që kjo situatë të marrë fund një ditë.

Të gjithë ata që konsumojnë politikë me siguri duhet të qeshin sot shumë dhe duhet të thonë që sot nuk jemi gjë tjetër veçse shteti 52-të i Amerikës.

Ky është një vend që drejtohet nga guvernatori që aktualisht është Juri Kim dhe shqiptarët nuk janë gjë tjetër veçse kukulla në duart e tyre.

Burimi :berati.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button