fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

15-vjeçari zbardh vrasjen e Endri Mustafës: Ibrahim Lici e qëlloi! I tha “Qofsh i xhenetit”

15-vjeçari zbardh vrasjen e Endri Mustafës: Ibrahim Lici e qëlloi! I tha “Qofsh i xhenetit”

E.Malja, 15-vjeçari i arrestuar në Shkodër dhe i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Endri Mustafës, ka thënë para uniformave blu se Ibrahim Lici ka qëlluar ndaj 32-vjeçarit duke e lënë të vdekur në vend.

Në dëshminë e tij para togave të zeza, Malja ka zbardhur faktin se viktima dhe ai kanë biseduar për mbjelljen e parcelave me hashash që kishin vendosur në zonën e Livadheve në qytetin e Shkodrës, atje ku u gjet edhe trupi i pajetë i 32-vjeçarit. Më pas ka mbërritur Lici, që ka vrarë Mustafën pavarësisht lutjeve të këtij të fundit që të mos ta bënte.

“Biseduam me Endrin për ti shitur një qengj. Rreth orës 18:00 i nxorra qingjin. I thashë Endrit se kisha mbjellë hashash. Hashashin e kisha mbjellë në zonën e Livadheve. Më tha do të të ndihmoj të çosh kanabisin në shtëpi. Pas kësaj, rreth orës 22:00 u nisëm drejt Livadheve. Ibrahim Lici na doli përpara, kishte armë. Lici doli në vendin e quajtur “gropa e Eskavatorit”. Lici kishte armë në dorë, vrau Endri Mustafën. Endri i tha “Mos më vrit pash Zotin se kam fëmijë. Ibrahim Lici e qëlloi përsëri madje edhe në fytyrë. Lici i tha Endrit “Qofsh i xhenetit”, Lici u largua me motor nga vendngjarja”.-thotë i mituri.
Burimi/7Plus

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button