fbpx
AktualitetLajmePolitika

Si asnjëherë më parë! Spartak Ngjela paralajmëron gòditjen e dytë “bòmbë” që do marrë Sali Berisha së shpejti

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar lidhur me vendimin e SHBA për të shpallur non grata ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas Ngjelës politika amerikane do t’ia paraqesë provat e korrùpsionit Berisha, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme.

Postimi i plotë i Ngjelës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës goditën botërisht korrùpsionin dhe krìmin e Sali Berishës dhe të gjithë familjes së tij, të përfshirë në korrùpsion shtetëror.

Kuptohet se ky është vetëm kapitulli i parë. Në fund të tij kuptohet se është shkruar: vijon.

l.

Shqipëria po hyn tani me vrull historik në epokën vertetë të historisë së saj perëndimore dhe, njëherësh, edhe të zhvillimit të saj, deri më tani i penguar nga korrùpsioni shtetëror antishqiptar.

Gjithçka e shëmtuar, madje vetë shëmtimi shqiptar, sot mori gòditjen e parë cilësore drejt shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga një krìm që ka drobitur shqiptarët; që ka vonuar çlirimin e Kosovës në më tepër se dhjetë vjet; dhe, që ka bllokuar zhvillimin e Shqipërisë me shkàtërrim të organizuar.

Me këtë sinjal të parë antikorrùpsion, i cili sigurisht që do të vijojë deri në çlirimin e plotë të shqiptarëve; na duhet të theksojmë se në Shqipëri filloi ndihma konkrete e politikës amerikane për shpëtimin e Shqipërisë nga krìmi i gjatë shtetëror njëqindvjeçar, dhe, të shqiptarëve të sotëm, nga vuajtja e gjatë tridhjetëvjeçare, me një varfëri ekstreme e imponuar.

ll.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, i tha mbrëmë të gjitha, madje edhe këtë që ndodhi sot. Po kujt ua tha? Injorantëve, që janë edhe hajdutë njëherësh; të cilët, retorikën e saj diplomatike e brilante, e quajtën “një përrallë të radhës”. Kurse sot, nuk i dihet ku janë. (!)

Ata që kanë dashur deri më sot shkàtërrimin e Shqipërisë me destabilizim dhe përçarje të brendshme të saj, tani duhet të heshtin se kuptohet që ky proces do të jetë drastik kundër të gjithë korrùpsionit të lartë shtetëror dhe krìmit të organizuar, si refleks i tij.

Koha erdhi… dhe për të mundurit tani mjafton maksima e madhe latine si varg i famshëm i Virgjilit: “E vetmja shpresë e të mundurit, është që të mos ketë më asnjë shpresë” (Una salus victis, nullam sperare salutem – Virgilio, Eneide, II, 354)

E kam thënë edhe një herë tjeter këtë maksimë latine në versionin qezarian, por, e përsërita për t’i thënë kohës së shëmtuar se, revolucioni alaosman i Saliut, ishte një kanë uji e zbrazur, pasi ishin tharë sakaq dhe të gjithë burimet rrotull saj.

Se po i kërkojnë prova Uashingtonit.

Po politika amerikane që ka marrë përsipër reformën antikorrupsion në Shqipëri, a do t’ia paraqesë provat e korrùpsionit Berisha, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme?

Sigurisht që do t’ia paraqesë SPAK- ut .

Prisni dhe shikoni…

Burimi :temaedites.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button