fbpx
AktualitetLajmePolitika

“Shqipëria po ripërtërihet” Berisha u ndëshkua nga SHBA, Rama habit me reagimin (FOTO)

Pas shpalljes “non-grata” të Sali Berishës dhe familjes së tij në SHBA, të gjithë kanë pritur reagimin e kryeministrit Edi Rama.

Mirëpo ky i fundit i ka habitur të gjithë, pasi pas lajmit të bujshëm ka publikuar në rrjetet sociale disa foto të shpendit të qyqes me çafkë.

Kreu i qeverisë shprehet se falë Moratoriumeve të Pyjeve e të Gjuetisë, si edhe qasjes së re tërësore ndaj mjedisit, Shqipëria po ripërtërihet. Në vendin tonë është konfirmuar për herë të parë folezimi i qyqes me çafkë në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë.

Mesazhi i Ramës mund të jetë rastësor, por vjen pak minuta pas lajmit që Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken njoftoi se ish-kryeministri Sali Berisha dhe familjarët e tij janë shpallur “non-grata” në SHBA.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button