fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Shkëputet ajsbergu më i madh në botë

Shkëputet ajsbergu më i madh në botë.

Në Polin e Jugut është shkëputur një ajsberg gjigand, i cili si sipërfaqe është më i madh se ishulli Majorka. Prej rreth 4320 km² kolosi është ajsbergu më i madh në botë, tha Agjencia Evropiane Hapësinore me qendër në Paris.

Ajsbergu me emërtimin A-76 u zbulua nga fotot satelitore të misionit hapësinor Copernicus-”Sentinel 1”. Sipas tyre ajsbergu është shkëputur në zonën perëndimore të raftit të akullit Ronne në detin Weddell në veriperëndim të Antarktidës. Deti Weddell është deti më i madh ndër 14 detet margjinale të Oqeanit Jugor në kontinentin e Antarktidës.

Në Antarktidë shkëputen rregullisht akullnaja ose masa akulli. Si pasojë e ndryshimeve klimaterike vitet e fundit kjo po ndodh gjithmonë e më shpesh. Gadishulli i Antarktidës është një ndër rajonet e Tokës që nxehet më shpejt. Atje është momentalisht mesatarisht tre gradë më shumë se 50 vite më parë. Gati 90 përqind e akullnajave në bregun perëndimor të Gadishullit janë zvogëluar dukshëm në gjysmëshekullin e kaluar.

Ajsbergët e marrin emrin tradicionalisht nga bashkimi i shkronjës së parë të rajonit të Antarktidës, ku ato shihen për herë të parë dhe një numër në seri. Ajsbergu A-76 është rreth 170 kilometra i gjatë dhe ka një gjerësi prej 25 kilometrash. Deri më tani më i madhi ka qenë ajsbergu A-32A, i cili ka një sipërfaqe prej 3880 km² dhe lëviz gjithashtu në detin Weddell./Spiegel/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button