fbpx
Lajme

Pritjes së ëmbël i erdhi fundi! Moderatorja shqiptare në qiellin e shtatë, bëhet nënë për herë të parë

Pritjes së ëmbël i erdhi fundi! Moderatorja shqiptare në qiellin e shtatë, bëhet nënë për herë të parë

Moderatorja shqiptare, Xhesi Muçaj është bërë nënë për herë të parë. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë moderatorja, e cila zbuloi dhe emrin e veçantë të të birit, Neonick, të cilit i ka kushtuar fjalët më të ëmbla. “Ti se ke idenë sesa shume të duam unë dhe babi jot, se ke iden sesa shumë njerëz janë gëzuar për ty dhe sesa shumë të duan. Dy gjyshërit e tu të kanë bekuar nga lart që ti të vije i shëndetshëm, i bukur dhe plot lumturi në jetën tonë. Te duam.”, ka shkruar Xhesi krahas fotos.

Xhesi ishte pjesë e stafit të “Love Story”, ku u mor me intervistimin e vajzave në prapaskenë, si dhe moderoi emisionin “Dy botë”. Një vit më parë, pikërisht në ditën e Shën Valentinit, një fotografi e postuar prej saj, përkrah djalit të kryeministrit Edi Rama, Gregut do të shkaktonte bujë mediatike. Në mars të 2020-ës, e ftuar në emisionin “Glamour Zone” me Ester Bylykun, Muçaj do të rrëzonte zërat që pretenduan një lidhje të mundshme. Moderatorja tha se Gregun e respekton shumë, pasi është mik i saj. Ajo tregoi se me të është njohur përmes shoqërive të përbashkëta dhe se atë natë që realizoi foton ishin të gjithë single.

“Unë me Gregun jemi miq shumë të mirë do të thoja, duke qenë se kemi shumë miq të përbashkët, ky ka qenë fakti pse ne kohet e fundit jemi bërë shumë miq. Në fakt ne jemi të gjithë single në atë grupin shoqëror tani që po e mendoj. Kishim dalë të gjithë për 14 shkurt, duke mos e pasur mendjen fare që ishte 14 shkurti, dhe duke qenë në një lokal që nuk kishte njerëz që festonin 14 shkurtin. Për të mos aluduar njerëzit, unë shkrova në anglisht “bestie”, që në shqip do të thotë shok shumë i mirë. e postova por ndoshta ngaqë ishin orët e vona, nuk e mendova gjatë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button