fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Një zonjë e moshuar ulet në një kafené … Kamerierja i sjell menunë në tryezë dhe i kërkon porosinë.

Një zonjë e moshuar ulet në një kafené …
Kamerierja i sjell menunë në tryezë dhe i kërkon porosinë.
Zonja e moshuar pyet:
-“Sa kushton një copë tortë?”
Kameriere përgjigjet:
“3 euro”
Gruaja e moshuar merr disa monedha nga xhepi i saj, fillon ti numërojë ngadalë dhe pastaj pyet përsëri:
“… dhe sa kushton më e vogla nga tortat?”
Kamerierja nervozohet pak, pasi kishte shumë tavolina për të shërbyer dhe i përgjigjet:
“2 euro”
“Mirë, atëherë me kënaqësi do ta marr atë më të voglën”, u përgjigj e moshuara.
Kamarierja e bezdisur i solli tortën dhe menjëherë vuri faturën në tryezë duke menduar me vete: “Sa koprrace, ik moj menjëherë nga këtu…”
Zonja e moshuar, pasi hëngri tortën shumë ngadalë dhe me kënaqësi, u ngrit, vuri paratë në tryezë dhe u largua.
Kur kamarierja shkoi për të pastruar tryezën, vuri re që e moshuara i kishte lënë 1 euro si bakshish. Emocioni dhe befasia e bëri atë të derdhte lot.
Ajo shpejt u kthye në kërkim të plakës për ta falënderuar por, ishte tepër vonë; ajo ishte zhdukur nga shikimi i saj.
Ajo ndihej fajtore për gjykimin e asaj të moshuare si koprrace. Zonja e vjetër kishte vetëm 3 euro dhe kufizoi vehten në marrjen e një fete tortë 2 euro për t’i lënë asaj një bakshish.

MORALI: Kjo histori prekëse tregon qartë se nuk mund të nxirren përfundime të nxituara. Sepse para se të gjykosh dikë, duhet të shikosh brendësinë e tyre, të njohësh frikën dhe shqetësimet e tyre. Atëherë do të shihni se sa i brishtë është njeriu që qëndron pas paraqitjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button