fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Momenti kur një oficer spanjoll shpëton një fëmijë nga oqeani

Një oficer spanjoll ka bërë të mundur shpëtimin e një foshnje të vogël, nga ujërat e oqeanit në brigjet e Afrikës Veriore ku mijëra emigrantë vërshuan përreth kufirit nga Maroku.

Në media janë publikuar imazhet nga momenti kur oficeri shpëton fëmijët nga ujërat e ftohta. Ndër të tjera në media shkruhet se Garda Civile e Spanjës tha se oficeri Juan Francisco e nxori djalin nga oqeani pranë enklavës së Seuta të martën pasdite pasi nëna e tij u hodh në ujë të ftohtë me të në shpinë. Djali mbijetoi.

Policia tha se ai ishte njëri nga një numër i fëmijëve dhe foshnjave që ata shpëtuan pasi rojet në anën tjetër marokene u tërhoqën, duke lejuar 8,000 njerëz të notonin dhe të vraponin përtej kufirit.

Ndryshe, autoritetet spanjolle kanë dëbuar emigrantët nga enklava Ceuta, pasi që mijëra prej tyre përmes rrugëve ujore ishin nisur nga Maroku.

Kryeministri Pedro Sanchez, ka thënë se në total janë 8.000 që gjatë dy ditëve të fundit janë futur në Seut, e mbi 4.800 prej tyre janë kthyer nga forcat e sigurisë nga të dyja anët, duke reaguar për të parandaluar kalimin e mëtutjeshëm. /abcnews.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button