fbpx
aktoret

Mësim nëpërmjet televizionit gjatë pandemisë, Kushi: Janë regjistruar 7,000 video mësimore

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ka zhvilluar sot një takim me mësuesit që kanë zhvilluar mësim online nëpërmjet “RTSH Shkolla”, gjatë pandemisë së Covid-19.

Ministrja tha se kanë qenë rreth 130 mësues që dhanë kontributin e tyre për mësimin online dhe shtoi se janë regjistruar më shumë se 7 mijë video që do të përdoren dhe në të ardhmen.

“Përveçse një kanal televiziv në ndihmë të nxënësve për orët mësimore, ka marrë edhe karakterin e një kanali edukues, ku çdo ditë shfaqen edhe dokumentarë shkencorë, historikë, kulturorë dhe filma për fëmijë.

REKLAMA
Ne si Ministri e Arsimit, Sportit dhe Rinisë jemi më se të vendosur që së bashku me strukturat tona të angazhohemi akoma më shumë, për ta pasuruar dhe zhvilluar më tej kanalin ‘RTSH Shkollë’ me programe argëtuese dhe kreative në dobi të nxënësve”, u shpreh Kushi.

Ky projekt është mbështetur dhe nga UNICEF dhe nga organizata të tjera ndërkombëtare.
ImAlbania. Com burimi

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button