fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

EMRAT/ Aksident në aksin Milot-Mamurras, dy viktima, dyshohet për një të tretë

EMRAT/ Aksident në aksin Milot-Mamurras, dy viktima, dyshohet për një të tretë

Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë natës, në aksin Milot-Mamurras, në afërsi të pikës së betonit “Kotica”. Një mjet tip Toyota, ka dalë nga rruga është përplasur me traversat e rrugës, dhe ka përfunduar në kanal me ujë.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën S. D.45 vjeç, banues në Durrës dhe U.P 39 vjeç, banues në Tiranë.

Polumbarët kanë mundur të nxjerrin nga uji trupin e dy viktimave.

Ndërsa kërkimet po vijojnë ende për shkak se për shkak se dyshohet se një tjetër person ka humbur jetën. Në vend ngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses, ambulanca dhe Policia Rrugore.

Kurbin/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Mamurras, mjeti tip “Toyota” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal me ujë, ku për pasojë kanë humbur jetën shtetasit S.D.,45 vjeç, banues në Durrës dhe U.P.,39 vjeç, banues në Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet përgjatë kanalit nëse në automjet ka pasur shtetas të tjerë.

/abcnews.al/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button