fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

“Dritë në fund të tunelit”/ Vjen një lajm shumë i mirë pas shumë muajsh ‘luftë’ me COVID, Manastirliu pritet të japë njoftimin

“Dritë në fund të tunelit”/ Vjen një lajm shumë i mirë pas shumë muajsh ‘luftë’ me COVID, Manastirliu pritet të japë njoftimin

GRAFIKËT / Manastirliu u përgjigjet akuzave: Numri i lartë i testimeve nuk ka shpëtuar asnjë vend nga vala e dytë
Shqipëria më në fund po shikon “dritë në fund të tunelit” pas 14 muajsh luftë me koronavirusin.

Lajmi fantastik është se Sanatoriumi apo i njohur ndryshe me emrin Covid 2 nuk do të përdoret më për trajtimin e personave me koronavirus.

Kjo masë pritet të njoftohet së shpejti nga Ministria e Shëndetësisë, si pasojë e uljes së ndjeshme të rasteve me Covid që kanë nevojë trajtimi më të specializuar.

Aktualisht në këtë spital po marrin ndihmë mjekësore 28 pacientë me Covid. Por nga sa mësohet ministrja Manastirliu pritet të diskutojë me mjekët e spitaleve Covid për transferimin e të sëmurëve.

Spitali Infektiv do të jetë ai që do të mbajë peshën kryesore të personave të prekur. Gjithashtu, po diskutohet dhe mbyllja e pavioneve Covid në spitalet rajonale për shkak të rënies së numrit të të infektuarve./ b.h

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button