fbpx
AktualitetBotaKurioziteteLajme

COVID/ BE bie dakord për të hapur kufijtë, rregullat për të udhëtuar

COVID/ BE bie dakord për të hapur kufijtë, rregullat për të udhëtuar

Mediat e huaja shkruajnë se Bashkimi Europian ka arritur një marrëveshje për të hapur kufijtë për personat që janë vaksinuar plotësisht.

Me këto të dhëna, udhëtarët nga vende të tilla si Britania dhe Shtetet e Bashkuara do të mund të udhëtojnë në shtetet anëtare të BE pa pasur nevojë të karantinohen.

Diplomatët, të cilët u takuan sot në Bruksel, gjithashtu arritën një marrëveshje për të rritur kufirin e rasteve të një vendi përpara se ai të shpallej “i pasigurt”.

Kjo është një masë që do të lejojë qytetarët nga më shumë vende të udhëtojnë në BE. Udhëtarëve nga vendet si Australia, Zelanda e Re, Koreja e Jugut dhe Izraeli do t’u lejohet të hyjnë në bllok edhe nëse nuk janë të vaksinuar, por do t’u duhet të tregojnë një test negativ.

Ambasadorët e BE kanë rënë dakord për të lejuar personat e vaksinuar të Britanisë dhe vizitorët nga vendet e tjera të treta të hyjnë në bllok. Vendim zyrtar pritet të merret të premten.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button